image Miratohet pakoja e re prej 600 milion dollarësh për Ukrainën nga Shtëpia e Bardhë

Botë

Miratohet pakoja e re prej 600 milion dollarësh për Ukrainën nga Shtëpia e Bardhë

news image

Shtëpia e Bardhë ka miratuar një paketë të re për të ndihmuar Ukrainën, paketë kjo e cila përfshinë ndihmën prej 600 milion dollarësh për Ukrainën, kryesisht municione për sistemin e artilerisë tashmë në përdorim nga forcat ushtarake ukrainase.

Në një deklaratë për shtyp, dega ekzekutive e SHBA-ve pa dhënë shumë detaje ka thënë se kishte autorizuar Pentagonin të përdorte rezervat e tij për të ofruar pajisje ushtarake në shërbim të Ukrainës di dhe trajnime.

Pentagoni njoftoi se ndihma e re ushtarake për Ukrainën do të përfshijë edhe raketa precize për sistemet e artilerisë Himars. SHBA dërgon gjithashtu edhe radarë, automjete të blinduara, sitet anti-drone dhe pajisje çminimi në Ukraine, raporton CNN, përcjell Sinjali.

SHBA është njëri ndër shtetet kryesore që po e ndihmojnë Ukrainën kundër pushtimit të rusëve.

/GazetaSinjali/