image Miratohet nisma mes Kosovës dhe Kroacisë për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive - Sinjali

Miratohet nisma mes Kosovës dhe Kroacisë për ndihmë të ndërsjellë në rast të fatkeqësive

news image

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Kroacisë sot kanë miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet dy shteteve mbi ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre që shkaktohen nga faktori njeri.

Kjo nismë është propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, ku sot në Qeverinë e Kosovës u miratua.

Për këtë ka njoftuar ministri Xhelal Sveçla, i cili ka shkruar në Facebook:

Sot, me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua nisma për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë mbi ndihmën e ndërsjellë në rast të fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga faktori njeri. Kjo projekt – marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në të mirë të rritjes së sigurisë kombëtare dhe rajonale, sigurisë së jetës së shtetasve të dy vendeve, pronës, trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, si dhe për një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët. Bashkëpunimi me partnerët tanë kroat veç se do të thellohet. Me këtë rast shpreh sërish falënderimin tonë për Qeverinë e Republikës së Kroacisë dhe gjitha institucionet e saj, për ndihmën e pakursyer dhënë bashkatdhetarëve tanë pas aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin