image Miratohet në parim Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe ANZH-së - Sinjali

Miratohet në parim Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe ANZH-së

news image

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar në parim Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së financimit mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se vlera e këtij projekti është 47 milionë euro dhe si marrëveshje do t’i mundësojë qeverisë që të përmirësojë efikasitetin e reformës së sistemit të ndihmës sociale.

Ai tha se projekti parasheh ngritje të kapaciteteve dhe reformim të skemës sociale, raporton KP.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të dijë se ku shkojnë këto mjete, derisa tha se më herët janë marrë kredi për investime kapitale dhe tashmë po merret për të financuar skemat sociale./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin