Është miratuar në leximin e parë në Kuvend të Republikës Ligji për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Paga.
Me 68 vota për dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligji për pagat në sektorin publik.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse.
“68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.