Sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës u miratua një Komision i Posaçëm për parandalimin e infektimit me koronavirus.
Kryeministri Kurti me ministrat kanë miratuar Komisionin e Posaçem për parandalimin e koronavirusit në Kosovë.
Kurti ka theksuar se Komisioni i krijuar duhet të raportojë te kryeministri dhe sekretariati gjithashtu edhe në mediat publike e private në mënyrë që të informohen qytetarët.
“Hyrje- daljet e qytetarëve nga Kosova duhet të kontrollohen nga personeli shëndetësor gjithashtu institucionet përkatëse të monitorojnë edhe në markete. Komisioni përkatës duhet të raportojë të kryeministri gjithashtu të ketë komunikim me mediat publike dhe private, duke ofruar informacione konkrete për qytetarët por pa bërë panik”, tha Kurti në mbledhje./ Gazeta Sinjali/