image ​Qeveria Hoti miraton dy propozime të Ministrisë së Kulturës

Kosovë

​Qeveria Hoti miraton dy propozime të Ministrisë së Kulturës

news image

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka miratuar dy propozime të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, siç është muaji nëntor të quhet “Muaji i Anton Çetës” dhe të shënohet si i tillë me një varg aktivitetesh, si dhe planin e veprimit dhe kriteret për shpërndarjen e fondit të rimëkëmbjes.

MKRS nëpërmjet një komunikate thotë se pasi e ka analizuar gjendjen e tre sektorëve, ka përgatitur metoda konkrete dhe kritere specifike për zbatimin e vendimit për planin e veprimit dhe kriteret për shpërndarjen e fondit të rimëkëmbjes, për të siguruar ndarje korrekte dhe racionale të mjeteve financiare në përputhje me nevojat në terren.

“Ndarja e mjeteve financiare do të bazohet në tri masa specifike në mënyrë që secilit sektor t’i ofrohet mbështetje relevante. Masa 1 i referohet punës në praktikë për të rinjtë të cilët do të kenë mundësinë të angazhohen në sektorin publik dhe privat duke u kompensuar me 170 € në muaj. Masa 2 i referohet mbështetjes direkte financiare për klubet e sportit që janë të regjistruara në federatat përkatëse sportive. Masa 3 i referohet mbështetjes financiare për organizatat kulturore, krijuesve të pavarur dhe hulumtuesve të kulturës, rinisë dhe sportit. Në momentin e parë që do të transferohen mjetet financiare, MKRS do të fillojë me zbatimin e këtij plani. Vendime të mira dhe shumë të rëndësishme për qytetarët, në veçanti për kulturën, sportin dhe të rinjtë e Kosovës. Propozimi i dytë i miratuar nga Qeveria e Kosovës: Është miratuar propozimi që muaji nëntor të quhet Muaji i Anton Çetës dhe të shënohet si i tillë me një varg aktivitetesh si vijon: Përurimi i veprave te Anton Çetës, përurimi i Kullës se Fazli Buqollit në Raushiq, investim i Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sportit, këndi i Anton Çetës – Ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, emisione Televizive- RTK, shfaqja e emisioneve dhe dokumentareve te vjetra dhe punimi i një dokumentari te ri, simpozium shkencor ne Prishtinë dhe Tiranë, ekspozitë e fotografive ne Prishtinë dhe Tiranë MKRS, Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Muzeu Historik ne Tiranë, themelimi i Çmimit “Anton Çeta“. Ky propozim miratohet meqenëse viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së prof. Anton Çetës, intelektualit të ndritur, mbledhësit të shquar të folklorit, shkrimtarit të njohur e pajtuesit të palodhur të gjaqeve. Njëkohësisht, viti 2020 shënon 30 vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontribuoi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare e pajtimit mes njerëzve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/