image Miqtë e rrahin dhëndrrin me mjete të forta në Malishevë

Siguri

Miqtë e rrahin dhëndrrin me mjete të forta në Malishevë

news image

Gazeta Sinjali mëson se dje rreth orës 11:42, në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, janë arrestuar dy persona, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, i cili ka thënë se një çerek para orës 12, në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës ka ndodhur një fjalosje në mes të dhëndrrit dhe miqve.

Ka pas një fjalosje, dhëndrri ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe miqtë kanë qenë dy persona. Pas kësaj fjalosjeje, miqtë kanë përdor mjete të forta ndaj këtyre dy personave dhe iu kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca e Malishevës, e cila i ka dërguar në QKMF të Malishevës, ku njërin prej tyre e ka dërgu në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, shtoi ai për Gazetën Sinjali.

Si pasojë e lëndimeve trupore viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje dhe pritet që brenda 48 orëve të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake.

/Gazeta Sinjali/