image Ministri Krasniqi takohet me ambasadorin e Austrisë, diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

Politikë

Ministri Krasniqi takohet me ambasadorin e Austrisë, diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

news image

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe udhëheqësen e zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim në Prishtinë, Sandra Horina.

Krasniqi ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Qeverisë së Kosovës, në veçanti në fushën e ekonomisë.

Njoftimi i plotë:

Pata kënaqësinë që sot t’i pres në kabinetin tim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger dhe udhëheqësja e zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim në Prishtinë, Sandra Horina.

Diskutuam për bashkëpunimi ndërmjet agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Qeverisë së Kosovës, në veçanti për fushën e ekonomisë.

Falënderova qeverinë dhe popullin austriak për ndihmën e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës.

Sa i përket bashkëpunimit me ADA-n, kërkova mundësinë që t’i mbështesim biznese të cilat si pasojë e pandemisë, shumë prej tyre kanë pasur ngecje si në prodhim ashtu edhe në shitje.

Poashtu zyrtarët austriak i njoftova me iniciativat dhe vendimet që kam marrë si ministër e që kanë për qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe mbështetjen për biznese, si dhe për ndryshimet në ligjin për investitorë të huaj. /Gazeta Sinjali/