image Ministrja për Evropë e Gjermanisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit
[wp-story id="814678"]

Politikë

Ministrja për Evropë e Gjermanisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit

news image

Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Lührmann, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh këtë vit.

Lührmann për rtv 21 shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodh para vitit të ri.

Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia, kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca, Gjermania dhe Polonia përmes një deklarate të përbashkët thanë se mbështesin plotësisht BE-në që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.

Kujtojmë se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

/GazetaSinjali/