image Ministrja Hykmete Bajrami takohet me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno

Financa

Ministrja Hykmete Bajrami takohet me drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e ka pritur sot në takim drejtoreshën e USAID-it, Lisa Magno. Në takim u diskutua për Programin për Rimëkëmbje Ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe për aktivitetet tjera të Ministrisë së Financave në funksion të nxitjes së aktivitetit ekonomik dhe avancimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në projekte të ndryshme ekonomike.

Ministrja Bajrami e informoi Magnon për punën e Ministrisë së Financave në adresimin e sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal dhe e falënderoi njëkohësisht për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it në shumë projekte të cilat kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë Ministrinë e Financave.

Ndërsa Lisa Magno, e uroi Bajramin për pozitën e re dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të USAID-it për të vazhduar bashkëpunimin me Ministrinë e Financave në fushën e menaxhimit të financave publike si dhe në tejkalimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19. /Gazeta Sinjali