image Ministrja Haradinaj-Stublla pranon mbështetje nga Austria për procesin e liberalizimit të vizave

Politikë

Ministrja Haradinaj-Stublla pranon mbështetje nga Austria për procesin e liberalizimit të vizave

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun austriak, Alexander Schallenberg.

Ministrja Haradinaj – Stublla dhe homologu i saj Schallenberg, diskutuan për vizionin e partneritetit afatgjatë bilateral midis Kosovës dhe Austrisë, proceset integruese dhe të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës.

Kryediplomatja e Kosovës shprehu falënderimin për përkrahjen e madhe austriake përgjatë viteve për Kosovën, për mbështetjen e treguar ndaj diasporës sonë në Austri dhe për mundësinë e dhënë për shkollim të mijëra studentëve nga Kosova.

MPJD, si një vend që i ka qëndruar afër Kosovës, në shumë procese të rëndësishme për vendin, nga Ministri Schallenberg ndër tjera, ministrja Haradinaj – Stublla mori premtimin për përkrahje të shtuar të Austrisë edhe për procesin e liberalizimit të vizave, tani që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe qytetarët e saj presin sa më parë të gëzojnë lëvizjen e lirë në zonën Schengen./Gazeta Sinjali/