Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot në seancë plenare në Kuvend ka prezantuar masat e përkohshme për produktet në treg.
Sipas saj, ky projektligj që pritet të hidhet në kuvend duhet të zbatohet nga autoritetet dhe operatorët ekonomikë.
Ajo gjatë seancës plenare tha se një ligj është aprovuar edhe në disa vende në rajon, ka për qëllim eliminimin e efektit të rritjes së çmimeve, kryesisht të produkteve në treg.
“Drithërat, mielli, buka, orizi, pastat, gruri, vaji ushqimor, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët pule, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie janë produktet që pritet t’u vendoset çmimi tavan, nëse aprovohet ky projektligj në Kuvendin e Kosovës” tha ajo.