image Ministrja Hajdari në Shqipëri, anulohet seanca për aksidentin ku e shkeli një fëmijë me veturë

Drejtësi

Ministrja Hajdari në Shqipëri, anulohet seanca për aksidentin ku e shkeli një fëmijë me veturë

news image

Është anuluar seanca ndaj ministres se Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila ngarkohet se për shkak të mospërshtatjes se shpejtësisë ka goditur të miturën I.B.

Sipas gjykatëses Valbonë Gjonbalaj, ministrja Hajdari është në udhëtim zyrtar në Shqipëri dhe se e njëjta më 2 nëntor e ka njoftuar gjykatën se nuk do të jetë e pranishme në seancë.

“Nuk do ta mbajmë seancën për arsye se ministrja me parashtresë e ka njoftua gjykatën me prova të argumentueshme, për shkak të pozitës që ajo ka, është në takim zyrtarë në Republikën e Shqipërisë”, ka thënë gjyqtarja për “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja tutje shtoi mungesë ministrja Hajdari e ka arsyetuar me ftesat që e njëjta ka marrë për këtë vizitë ndërsa tha se janë njoftuar të gjitha palët.

/GazetaSinjali/