image Ministrja Hajdari: Gjendja është në kontroll, nuk ka vend për panik

Kosovë

Ministrja Hajdari: Gjendja është në kontroll, nuk ka vend për panik

news image

Ministrja e Idustrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka shkruar në Facebook në lidhje me ngritjen e çmimeve në marketet e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se ministria që drejton po merr masat e duhura sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, ku ndër ligjet përkatëse është edhe kodi penal i postuar më poshtë.

“I ftoj të gjitha bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme, duke u bazuar në konkurrencë të shëndoshë dhe në dobi të qytetarëve, bizneseve dhe shtetit. Me përgjegjësi të plotë ju them se gjendja është nën kontroll dhe se nuk ka vend per panik”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që vaji shënoi ngritje enorme të çmimit, pasi nga 1.80 euro në disa markete u shit për 3.49 euro.