image Ministrja Gërvalla përkujton babain e axhën: Nesër mbushen 40 vjet nga atentati ndaj tyre

Kosovë

Ministrja Gërvalla përkujton babain e axhën: Nesër mbushen 40 vjet nga atentati ndaj tyre

news image

Nesër, më 17 janar mbushen 40 vjet nga atentati ndaj vëllezërve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla.

Një ditë para 40-vjetorit të vrasjes së tyre, ata janë përkujtuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila është e bija e Jusuf Gërvallës.

Ajo ka shkruar në Facebook, se nesër bashkë me miq e familjarë do të shkojnë në Dubovik, te varrezat e tyre.

“Së bashku me miq të familjes, shokë të Babit dhe të Bacës Bardhosh, banorë të Dubovikut dhe qytetarë të moshave të ndryshme nga Dukagjini dhe e gjithë Kosova, familja jonë do të jetë nesër në orën 11 në vendlindjen tonë Dubovik, te varrezat në të cilat pranë nënës Ajshe prehen nën bli, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla”, ka shkruar Gërvalla në rrjetin social Facebook.

“Mirënjohja jonë e thellë u përket të gjithë atyre, që prej katër dekadash na kanë qëndruar pranë duke na e bërë më të lehtë përballimin e këtyre ditëve jo të lehta për ne.”/GazetaSinjali/