image Ministrja Gërvalla ngatërron sërish flamujt e shteteve në Twitter

Politikë

Ministrja Gërvalla ngatërron sërish flamujt e shteteve në Twitter

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka ngatërruar përsëri flamujt, teksa ka uruar shtetin e Andorrës me rastin e ditës së pavarësisë. 

Në postimin e publikuar në faqen zyrtare në ‘twitter’ të MPJ-së, në vend të flamurit të Andorrës është vendosur flamuri i shtetit të Moldavisë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Andorrës, urojmë një ditë të lumtur dhe prosperitet të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e (flamurin e Moladavisë). Kosova mezi pret të forcojë marrëdhëniet me (flamuri i Moladvisë)”, është teksti origjinal i postimit.

Se flamuri është i Moldavisë e tregon edhe vetë ‘twitter’ vetëm nëse e vendos kursorin dhe shënon “Flag of Moldova”.

Screenshot i postimit origjinal ku MPJ ka ngatërruar flamurin e Andorrës me atë të Moldavisë.

Flamujt e Andorrës dhe Moldavisë kanë ngjyrat e njejta, megjithatë dallojnë jashtëzakonisht shumë në simbolet që kanë brenda flamurit.

Flamuri i Andorrës
Flamuri i Moldavisë

Kjo nuk është hera e parë që bëhen gabime të tilla nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Më herët kishin ngatërruar flamurin e NATO-së me atë të Kombeve të Bashkuara./Gazeta Sinjali/