image Ministrja e Punëve të Jashtme i kërkon NATO-s mbështetje në dialogun me Serbinë

Politikë

Ministrja e Punëve të Jashtme i kërkon NATO-s mbështetje në dialogun me Serbinë

news image

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka takuar zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Mircea Geoana, ku i ka kërkuar mbështetjen e plotë në përmbylljen e procesit të dialogut me Serbinë.

“Kërkova nga z. Geoana mbështjeten e plotë të NATO-s për Kosovën në procesin e përmbylljes së dialogut me Serbinë, gjerësa bashkarisht do të punojmë në thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve tona që do të rezultonin në të ardhmen jo të largët, me anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ajo gjithashtu ka theksuar se është treguar mirënjohëse ndaj NATO-s për ndërhyrjen e vitit 1999 dhe prezencën e saj të vazhdueshme në Kosovë.

“NATO për qytetarët e Kosovës është simbol i lirisë dhe si e tillë mbetet, lidhje historike e strategjike tash e 21 vjet. Shpreha mirënjohjen e thellë për prezencën e NATO/KFOR në Kosovë, dhe rolin e tyre kontributdhënës në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal”, është shprehur Haradinaj./ Gazeta Sinjali/

Integrimi në NATO është një ndër priotetet strategjike të Kosovës. Këtë ja theksova sot Zëvëndës Sekretarit Gjeneral të…

Posted by Meliza Haradinaj-Stublla on Friday, June 26, 2020