image Ministrja e Mjedisit në Zvicër rekomandon që të laheni me partnerin për të kursyer ujë dhe energji në dimër

Botë

Ministrja e Mjedisit në Zvicër rekomandon që të laheni me partnerin për të kursyer ujë dhe energji në dimër

news image

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Evropë ka ofruar një pamje të asaj që i pret ekonomitë e zhvilluara. Vjeshta dhe dimri duket se do të jenë të vështira dhe për Zvicrën për shkak të mungesës së madhe të energjisë elektrike.

Ministrja e Mjedisit atje 61-vjeçarja Simonetta Sommaruga, në një intervistë për gazetën Tages Anzeiger të Zyrihut doli me propozimin që çiftet që bashkëjetojnë të bëjnë dush bashkë. Kjo sipas saj duket një mënyrë efikase për të kursyer energji dhe ujë për të shmangur rritjet e faturave, përcjell Sinjali.

“E di gjithsesi se sa më  të moshuar të jenë çiftet aq më shumë një sugjerim si ky mund të shkaktojë një lloj hutim” – tha Sommaruga.

Propozimi për një dush së bashku mund të gjendet edhe në faqen e Konfederatës ku sugjerohet gjithashtu që të zihet uji në një tenxhere, të mbulohet me kapak, për të shmangur humbjet e panevojshme të nxehtësisë.

/GazetaSinjali/