image Ministrja e Ekonomisë mban konferencë në orën 11:00

Kosovë

Njoftim/ Ministrja e Ekonomisë mban konferencë në orën 11:00

news image

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, do të mbajë konferencë për media sot në orën 11:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie rreth shpjegimeve për urdhëresën e re për bizneset sa i përket trajtimit të situatës nga Coronavirusi, si dhe për heqjen e tarifës për lëndën e parë nga BiH dhe Serbia”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 24 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/