image Ministrja Dumoshi thotë se rinia do të jetë prioritet gjatë mandatit të saj

Kosovë

Takim/ Ministrja Dumoshi thotë se rinia do të jetë prioritet gjatë mandatit të saj

news image

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim zëvendës-sekretarin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, Fatos Mustafa.

Dumoshi në këtë takim tha se gjatë mandatit të saj si ministre, rinia do të jetë prioritet i saj, raporton Gazeta Sinjali.

“Rinia do të jetë ndër prioritetet gjatë mandatit sa do të udhëheq ministrinë. Sektori i rinisë do ta ketë mbështetjen e plotë dhe përkushtimin tim. Do të bashkëpunojë ngushtë me organizatat që merren me çështjet e rinisë duke përfshirë edhe RYCO-n”, tha Dumoshi.

Derisa, përfaqësuesit e RYCO-s, i uruan marrjen e detyrës ministres Dumoshi, kjo e fundit i  falënderoi përfaqësuesit e RYCO-s për angazhimin në sektorin e rinisë, duke kërkuar po ashtu që Kosova të përfaqësohet në mënyrë sa më dinjitoze në të gjitha nismat rajonale./Gazeta Sinjali/