image Ministrja Bajrami takohet me Vitinë e Ramadanin, diskutohet për mësimin online

Kosovë

Ministrja Bajrami takohet me Vitinë e Ramadanin, diskutohet për mësimin online

news image

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, vizituan shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë. Kjo shkollë po shërben si vend-xhirim i ligjëratave për mësimin në distancë për nxënësit e klasave 1-9.

Në komunikatën ministrore, Ministrja Bajrami ua shpjegoi bashkëbiseduesve rrjedhën e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm për nxënësit e Kosovës dhe theksoi se përkundër situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID – 19, falë punës vetëmohuese të të gjithë të përfshirëve në këtë projekt, deri në këtë fazë janë arritur rezultate mjaft inkurajuese.

Ministrja Bajrami nënvizoi poashtu se përveç ofrimit të përmbajtjes mësimore, në përputhje me planprogramet e Kosovës, mësimi në distancë po kontribuon në angazhimin e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, dhe në këtë mënyrë po ndihmohet edhe përpjekja e gjithmbarshme e institucioneve të Kosovës për mospërhapjen e virusit korona.

Gjatë takimit është biseduar edhe për masat parandaluese që janë marrë, respektimi i tyre nga ana e qytetarëve, por edhe për mundësinë e marrjes së masave të reja, në mënyrë që të parandalohet sa më shumë që të jetë e mundur përhapja e infeksionit në vendin tonë.