Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka shkarkuar tre anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Ujkan Bajra, Drita Shoshi dhe Fadil Osmani janë shkarkuar nga Këshillit Drejtues i UP-së.
Shkarkimet i ka konfirmuar Ermal Lubishtani, këshilltar i ministres Bajrami.
Ministrja në detyrë i ka zëvendësuar tre anëtarët me Fisnik Reçiçën, Muharrem Bajramin dhe Mentor Gecin. /Gazeta Sinjali/