image Ministrja Bajrami dhe ambasadori britanik Abbott diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike

Politikë

Ministrja Bajrami dhe ambasadori britanik Abbott diskutojnë për rimëkëmbjen ekonomike

news image

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim virtual me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ku diskutuan për rimëkëmbjen ekonomike.

Bajrami dhe Abbott ndër të tjerash diskutuan edhe për interesat e përbashkëta që kanë të dy vendet dhe zhvillimin e proceseve edhe më tutje.

Ministrja Bajrami e falënderoi Ambasadorin Abbott për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për institucionet e Kosovës, në projekte të ndryshme në fushën e ekonomisë dhe fuqizimit të institucioneve. 

Nga ana tjetër, Ambasadori Abbott theksoi se Britania e Madhe mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Republikën e Kosovës. / Gazeta Sinjali/