image Ministria sqaron pse kontratat e infermierëve nuk mund të vazhdohen

Shëndetësi

Ministria sqaron pse kontratat e infermierëve nuk mund të vazhdohen

news image

Stafi mjekësor, i cili ishte angazhuar në periudhën e pandemisë ka protestuar sot duke kërkuar vazhdimin e kontratave. Mirëpo Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se stafi mjekësor ishte angazhuar vetëm për periudhën e pandemisë dhe kohëzgjatja e angazhimit të tyre ka përfunduar, transmeton Sinjali.

Ministria thotë se situata aktuale epidemiologjike tash është shumë më e qetë, duke u bazuar në raportet ditore dhe numri i pacientëve të cilët janë duke u trajtuar për shkak të COVID-19 është në rënie.

Po ashtu, sipas njoftimit të Ministrisë, në Projektin e Shëndetësisë Kosovare nuk është alokuar buxhet për këtë qëllim, ashtu që nuk është e mundur që këto kontrata të vazhdohen.

“MSh informon se kontratat e nënshkruara për stafin mjekësor (mjekë, infermierë, teknikë të laboratorit, inspektorë dhe personel mbështetës teknik), të angazhuar gjatë pandemisë COVID-19 kanë përfunduar shumica, disa përfundojnë me datë 21 qershor 2021 dhe se të njëjtat nuk mund të zgjaten, për shkak se në Projektin e Shëndetësisë Kosovare nuk është alokuar buxhet për këtë qëllim. Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë duke u thirrë në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, në territorin e Republikës së Kosovës, i cili lejon angazhim të përkohshëm për nevoja urgjente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë. /GazetaSinjali/