image Dy kosovarë të vdekur, Ministria e Pacollit ndal telefonin që vuri në dispozicion për shtetasit e Kosovës

Kosovë

Papërgjegjësi/ Dy kosovarë të vdekur, Ministria e Pacollit ndal telefonin që vuri në dispozicion për shtetasit e Kosovës

news image

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli po i vë në lajthitje qytetarët kosovarë që gjenden në Shqipëri dhe të cilët kanë nevojë për dorën e shtetit që i përkasin, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi numri telefonik emergjent i vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës për të gjithë shtetasit kosovarë që mund të kenë pësuar nga tërmeti, është jashtë funksionit.

Një sinjalizues kosovar që gjendet në Tiranë ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se ka provuar disa herë të kontaktoj këtë numër për tu lajmëruar se gjendet në kryeqytetin shqiptar, por numri i telefoniit i vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme ka qenë i fikur, ndonëse kishte provuar shumëherë prej orës 18:00- 21:00.

Edhe Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj disa herë në numrin +355 68 241 5291, por nuk është lajmëruar askush përveç sekretarisë automatike të Vodafonit që bën të ditur se: “Operatori që thirrët mund ta ketë fikur telefonin”.

Rrjedhimisht lajmi i lansuar zyrtarisht nga Ministria e Jashtme e Kosovës del të jetë dëshmi e papërgjegjësisë institucionale me viktimat e mundshme të tragjedisë në Shqipëri. /Gazeta Sinjali/