image Ministria njofton specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë se nesër do t’i marrin kontratat

Shëndetësi

Ministria njofton specializantët e mjekësisë së punës në Gjakovë se nesër do t’i marrin kontratat

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar doktorët e mjekësisë, të cilët e kanë fituar të drejtën e specializimit në kuadër të Institutit të Mjekësisë së Punës (IMP) në Gjakovë, që të paraqiten në Ministri të Shëndetësisë për marrjen e kontratave të tyre për shkollim specialistik në kuadër të IMP.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, specializantët mund t’i marrin kontratat qysh nesër, shkruan Gazeta Sinjali.

“Specializantët, kontratat e tyre, do t’i marrin nesër, e martë, 2 mars 2021, në ora 14:00 në Ministri të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kujtojmë që më 18 shkurt të këtij viti, disa specializantë kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, për mostrajtim të barabartë për pagesën e specializantëve./Gazeta Sinjali/