image Ministria iraniane e Shëndetësisë: 50 persona janë vrarë nga sulmet ajrore amerikane që nga fundi i qershorit

Botë

Ministria iraniane e Shëndetësisë: 50 persona janë vrarë nga sulmet ajrore amerikane që nga fundi i qershorit

news image

Të paktën 50 persona janë vrarë nga sulmet amerikane në Iran që nga 27 qershori, ka bërë të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

Hossein Kermanpour tha se më shumë se 500 persona janë plagosur gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa në mesin e të vrarëve ishin pesë gra dhe dy fëmijë.

Gjatë natës, televizioni shtetëror iranian raportoi se tre persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi që dëmtoi infrastrukturën në provincën Hormozgan.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka pranuar se disa pjesëtarë të tjerë të saj janë plagosur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/