image Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t'i telefonojnë të afërmit e moshuar

Sociale

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’i telefonojnë të afërmit e moshuar

news image

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që t’i telefonojnë të afërmit të cilët janë në moshë të thyer, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që ministria vlerëson se thirrjet me video dhe përmes rrjeteve sociale do t’i bëjnë ata të ndjehen më mirë dhe të sigurtë.

“Për njerëzit më të moshuar mund të jetë më e vështirë t’i mbajnë lidhjet me të tjerët gjatë periudhës së COVID-19. Të afërmit e tyre duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me ta përmes telefonit, thirrjeve me video dhe rrjeteve sociale, që t’i bëjnë ata të ndjehen më mirë dhe të sigurtë”, thuhet në apelin e MSH-së./Gazeta Sinjali/