image Ministria e Shëndetësisë tregon se sa mjekë e infermierë janë të infektuar me COVID-19

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë tregon se sa mjekë e infermierë janë të infektuar me COVID-19

news image

Në Kosovë deri tani janë shënuar gjithsej 1 mijë e 142 raste me koronavirus, ku 30 prej tyre kanë vdekur.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë publikuar disa fotografi ku kanë krahasuar Kosovën dhe vendet e rajonit për përhapjen e koronavirusit.

Sa i përket rasteve në mesin e personelit shëndetësorë janë 85 prej tyre të prekur me COVID-19, ku 58 prej tyre janë infermierë, 24 janë mjekë, 1 farmacistë, 1 teknik i farmacisë dhe 1 fizioterapeut.

Vendi më i preku ri rajonit nga koronavirusi është Serbia me 11 mijë e 523 të infektuar dhe 245 të vdekur, ndërsa Mali i Zi është vendi i rajonit që është prekur më së paku, me 324 të infektuar dhe 9 të vdekur.

Në Kosovë, qyteti më i prekur nga koronavirusi është Prizreni me 135 të infektuar, pastaj Ferizaj me 134, ku më shumë se 100 ferizajas janë shëruar.

Vendin e tretë e zë Vushtrria, e cila tani si duket është vatër e re e koronavirusit, pasi ka më shumë se një javë që po rritet numri i rasteve të reja me COVID-19.

Mosha mesatare e të infektuarve në Kosovë është 30-39 vjet, ku 17 për qind e infeksioneve janë të kësaj moshe, ndërsa më e reja është 0-9 vjet, ku 11 për qind e rasteve janë të kësaj moshe../Gazeta Sinjali/