image Ministria e Shëndetësisë tregon për nivelet e rrezikut ndaj koronavirusit në vendet e punës

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë tregon për nivelet e rrezikut ndaj koronavirusit në vendet e punës

news image

Ministria e Shëndetësisë dje ka publikuar manualin për mbrojtje ndaj COVID-19, ku u përmend edhe për nivelet e rrezikut në vendet e punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Për t’i ndihmuar punëdhënësit të përcaktojnë masat, Organizata për sigurinë dhe shëndetin në punë ka ndarë detyrat e punës në katër nivele të ekspozimit ndaj rrezikut: rrezik shumë të lartë, të lartë, të mesëm dhe më të ulët.

Niveli i rrezikut varet pjesërisht nga lloji i vendit të punës.

Piramida e Riskut Profesional tregon katër nivelet e rrezikut të ekspozimit në formën e një piramide për të përfaqësuar shpërndarjen e mundshme të rrezikut.

RREZIK SHUMË I LARTË I EKSPOZIMIT- Punë me rrezik shumë të lartë të ekspozimit janë ato me potencial të lartë ekspozimi ndaj burimeve të njohura ose të dyshuara të COVID-19 gjatë procedurave specifike mjekësore, post mortem ose laboratorike. Punëtorët e kësaj kategorie përfshijnë: · Punonjësit e kujdesit shëndetësor (p.sh. mjekë, infermierë, dentistë, infermierë të urgjencës) që kryejnë procedura si: intubim, bronkoskopi, disa procedura dentare, ose mbledhja e mostrave invazive në pacientët e dyshuar ose të sëmurë me COVID19. · Punonjësit shëndetësor dhe laboratorik që mbledhin ose marrin mostra nga 21 pacientë të njohur ose të dyshuar me COVID-19. · Punëtorët shëndetësorë në morg që kryejnë autopsi tek trupat e njerëzve që dihet se kanë, ose dyshohet se kanë, COVID-19 në kohën e vdekjes së tyre.

 RREZIK I LARTË I EKSPOZIMIT Punët me rrezik të lartë ekspozimi janë punët me potencial të lartë për ekspozimin ndaj burimeve të njohura ose të dyshuara të COVID-19: · Ofrimi i shërbimit shëndetësor dhe personeli mbështetës (p.sh., mjekë, infermierë dhe stafi tjetër i spitalit që duhet të hyjnë në dhomat e pacientëve) të ekspozuar ndaj pacientëve të njohur ose të dyshuar me COVID-19. (Shënim: kur punëtorë të tillë kryejnë procedura të gjenerimit të aerosolit, niveli i rrezikut të ekspozimit të tyre bëhet shumë i lartë.) · Punonjësit e transportit mjekësor (p.sh., operatorët e automjeteve të ambulancës) që lëvizin pacientë të njohur ose të dyshuar me COVID-19 në automjete të mbyllura. · Punonjësit e morgut të përfshirë në përgatitjen për varrosjen e trupave të personave që dihet se kanë pasur COVID-19 në kohën e vdekjes së tyre.

RREZIK MESATAR I EKSPOZIMIT Punët me rrezik mesatar përfshijnë punët që kërkojnë kontakt të shpeshtë dhe / ose të afërt (d.m.th., brenda 2 metrave) me persona asimptomatik me SARS-CoV-2. Në zonat pa transmetim të vazhdueshëm në komunitet, punëtorët në këtë grup rreziku mund të kenë kontakt të shpeshtë me udhëtarët të cilët mund të kthehen nga vendet ndërkombëtare me transmetim të përhapur SARS-CoV-2. Në zonat ku ka një transmetim të vazhdueshëm në komunitet, punëtorët në këtë kategori mund të kenë kontakte me publikun e gjerë (p.sh. shkollat, marketet e mëdha ushqimore, etj). d. RREZIK I ULËT I EKSPOZIMIT (KUJDES) Punët me rrezikshmëri më të ulët (kujdes) të ekspozimit janë ato që nuk kërkojnë kontakt me personat që dihet të jenë, ose dyshohet se janë të infektuar me SARS-CoV-2 dhe as kontakte të shpeshta të ngushta (d.m.th., brenda 2 metrave) me publikun e gjerë. Punëtorët e kësaj kategorie kanë kontakte minimale profesionale me publikun dhe bashkëpunëtorët e tjerë /Gazeta Sinjali/