image Ministria e Shëndetësisë thirrje personave mbi 80 vjeç: Mos ejani të vaksinoheni pa ju thirrur ne

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë thirrje personave mbi 80 vjeç: Mos ejani të vaksinoheni pa ju thirrur ne

news image

Nesër do të fillojë vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë. Të parët që do të marrin kurën kundër koronavirusit janë profesionistët shëndetësorë, personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi, u ka bërë thirrje të moshuarve që të mos paraqiten për vaksinim në qendrat e vaksinimit, pa pranuar ftesën për vaksinim.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje personave të moshës mbi 80 vjeçare dhe atyre me sëmundje kronike, që të presin thirrjen për vaksinim nga njësitë e vaksinimit dhe të mos drejtohen në qendrën e vaksinimit në sallën ‘1 Tetori’ në Prishtinë dhe në qendrat e tjera të vaksinimit, para se të marrin ftesën për marrje të vaksinës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e ministrisë.

Kjo ministri ka bërë të ditur se personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëve njofton se do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik.

Prandaj, me mirëkuptimin e plotë, MSh u bën thirrje personave të moshuar, që të presin thirrjet për vaksinim dhe të veprojnë sipas udhëzimeve që do t’i marrin gjatë gjithë procesit të vaksinimit të tyre kundër COVID-19./Gazeta Sinjali/