Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për të dhënë një sqarim për qytetarët në lidhje me një ‘recetë’ për trajtimin e personave të infektuar me koronavirus, që ka qarkulluar nëpër media ditëve të fundit.
MSH i ka lutur qytetarët që të mos biejnë pre e publikimeve të tilla dhe që për çfarëdo shqetësimi lidhur me COVID-19 ta kontaktojnë mjekut dhe t’i përcjellin këshillat e ministrisë dhe IKSHPK-së, shkruan Gazeta Sinjali.
“Të nderuar qytetarë, jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19”.
“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentëshëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në reagimin e MSH-ë
Gjatë ditëve të fundit ka qarkulluar në media një ‘recetë’ për trajtimin e personave të prekur nga koronavirusi, si e rekomanduar nga “Tata Health”. Por kjo organizatë përmes një emaili më vonë sqaroi se nuk kanë dhënë një rekomandim të tillë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, Skënder Syla, i cili ka lutur qytetarët që të mos bëhen viktima të recetave të tilla, ndërsa ka shtuar që për çdo shqetësim shëndetësor të kontaktojnë mjekun e të mos bëjnë eksperimente me shëndetin. /Gazeta Sinjali