Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë është shënuar një rast i vdekjes si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2 mijë e 355 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë shëruar 86 qytetarë nga COVID-19.