Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e re të rangimit të komunave sipas zonave të infeksionit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu, Obiliqi nga e verdha kalon në të kuqen, Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën, Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën, teksa Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
Në zonën e kuqe janë 4 komuna, Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi dhe Zveqani.
Në zonën e verdhë janë nëntë komuna si Lipani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi.
Në zonën e gjelbërt janë 25 komuna përfshirë Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja. /Gazeta Sinjali/