image Ministria e Shëndetësisë pranon mbi 2 milionë euro donacion nga qeveria gjermane

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë pranon mbi 2 milionë euro donacion nga qeveria gjermane

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot ka pranuar një donacion nga qeveria gjermane në vlerë prej 2 milionë e 17 mijë euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj bëri të ditur se ky donacion përmban pajisje dhe produkte mjekësore, kurse njoftoi se dërgesa është dorëzuar në prani edhe të ambasadorit gjerman në Kosovë, Rohde në QKUK.

“Donacioni i qeverisë gjermane në bashkëpunim me OBSh-së dhe me Ministrinë e Shëndetësisë, përmban pajisje dhe produkte mjekësore në vlerë prej 2.17 milionë euro, për përballje me pandeminë. Dërgesa është dorëzuar në prani të ambasadorit gjerman z. Rohde në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe do të shërbejë për të fuqizuar kujdesin ndaj pacientëve dhe mbrojtjen gjithashtu të punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e parë të betejës kundër Covid -19”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook./Gazeta Sinjali/