image Ministria e Shëndetësisë pranon donacion nga ambasada amerikane

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion nga ambasada amerikane

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin mjekësor.

Donacioni është dorëzuar nga Majorja, Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësusë, Arsim Qavdarbasha, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo ministri ka falenderuar autoritetet amerikane për këtë donacion i cili bëhet e ditur se përmban: maska kirurgjikale, FFP2 –maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme dhe mbulesa për shtretër.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor (maska kirurgjikale, FFP2 –maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër) nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA.
Donacioni është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh, Dr. Arsim Qavdarbasha. Donacioni është një përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covid-19. MSh ka falënderuar autoritetet amerikane për këtë donacion dhe bashkëpunimin më mbështetje të sistemit shëndetësor në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1689384751219105&id=597689407055317&__xts__[0]=68.ARAc_TsNp9OvlzC-XcaaR6ONfc-36bR-Tlkt7bmdr6_OLIljGsnHgnmHPbLIZCbj3tiwZfc9HeWxNb1gD15QilIzZ8tGQwzqaUX8JlZAHIGj9ZNnXXM2ardrkd7M174XTEyF5ssvsRXjDp7BnCDxOieNX-tsFtbY1ybvP77gZTGYm2qF1fwLa1epWYli9JCtXU6dec4NshKVRCpExvjYvKzW8QVCpWWszUml08UzIJL_lcNd2RZjTpggyjLuVRZABSNOv4vJt026wgCj_r43HUm1yNOKdvx3XpyGYf7PYTW60Px4p4q-XYeJnMlRUL4vI9xgw33ePE3YQH0d6LnpcrTV5w&__tn__=-R