image Ministria e Shëndetësisë mbyll sërish qendrat e vaksinimit gjatë fundjavave

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë mbyll sërish qendrat e vaksinimit gjatë fundjavave

news image

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qendrat e vaksinimit do të vazhdojnë të punojnë vetëm gjatë ditëve të punës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve se pas përmbushjes së planit pesë javor që të vaksinohet edhe ditëve të vikendit dhe me intensifikimin e punës së ekipeve mobile për vaksinim kundër COVID-19, prej tre javësh, qendrat e vaksinimit punojnë vetëm gjatë ditëve të punës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas këtij njoftimi, kanë rënë terminet e paracaktuara për vaksinim kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal gjatë ditëve të vikendit në qendrat statike.

Gjithashtu, ministria ka njoftuar se edhe vaksinimi kundër gripit sezonal po bëhet gjatë pesë ditëve të javës.  Pas arritjes në Kosovë të 140.000 vaksinave kundër gripit sezonal, vaksinimi i kategorive që vaksinohen më këtë vaksinë bëhet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në disa komuna, por edhe në qendrat ku bëhet aktualisht vaksinimi kundër COVID-19, varësisht prej asaj se ku kanë vendosur komunat që të bëhet vaksinimi. /GazetaSinjali/