image COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i obligon institucionet që t’i respektojnë këto pesë pika

Shëndetësi

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i obligon institucionet që t’i respektojnë këto pesë pika

news image

Ministria e Shëndetësisë përmes një qarkoreje informative drejtuar të gjitha institucioneve qendrore dhe atyre lokale, Policisë së Kosovës, lnspektoratit Shëndetësor dhe atij Sanitar, i ka obliguar këto të fundit që t’i respektojnë pesë pika, raporton Gazeta Sinjali.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Sinjali, MSH përmes kësaj qarkoreje obligon institucionet e lartpërmendura që t’i respektojnë pikat në vazhdim:

1) Të gjithë të punësuarit ne institucionet qendrore dhe ato lokale urgjentisht duhet që të respektojnë në përpikëri udhëzuesin për vendosjen e maskave në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit COVID-19.

2) Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish me shumë se dhjetë persona, si dhe të përdoret forma online e takimeve të punës dhe aktiviteteve të tjera.

3) Policia e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë me komunat dhe shtabet emergjente të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

4) Inspektimet duhet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat të jepen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë COVID-19.

5) Secili institucion të ketë veprime konkrete dhe në ditët në vijim raportim për aktivitetet e ndërmarra për të parandaluar një valë tjetër, e cila në rrethanat edhe të gripit sezonal dhe viruseve të tjerë eventuale mund të shkaktojnë shumë probleme. /Gazeta Sinjali/