image Ministria e Shëndetësisë i dhuron një autoambulancë Spitalit të Mitrovicës

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë i dhuron një autoambulancë Spitalit të Mitrovicës

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka viztuar sot Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku kanë dorëzuar një autoambulanë, e cila ishte nevojë urgjente e këtij spitali.

Këtë e bëri të ditur Zemaj përmes një postimi në Facebook.

“Sapo përfundova vizitën në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku u informova për kapacitetet e kësaj qendre për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Me këtë rast, dorëzuam edhe autoambulancën e cila ishte nevojë urgjente e kësaj qendre spitalore”, ka shkruar ai në Facebook.

Në spitalin e Mitrovicës po trajthen edhe pacientët e infektuar me koronavirus nga komuna e Skenderajt dhe Vushtrrisë.

“Prioritet kemi luftën kundër COVID-19, andaj po bëjmë çmos që të rrisim kapacitetet edhe këtu, në mënyrë që jo vetëm pacientët e Mitrovicës, por edhe ata të komunës së Skenderajit e të Vushtrrisë të trajtohen këtu, pa pasur nevojë të shkojnë në Prishtinë për trajtim”, ka shkruar tutje Zemaj. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3252921668088024?__xts__[0]=68.ARA28_ZDL2jxTErTtl10nyLfPpDANhgV3Wpmj455fV8IfFve-NW4-9-fZPe2MS6RFvnzYfXRe4HbotV6OaHzv-0zO1Hg_ZPfZRcdAFlaLgDDNNCUAYaOF1PwOzecFnFm9ZSWMLPwbuzCkRNb-AqPdzP8Y998sqY1DPFwzXgR87Sy7kqWdjwrtWfu4mIeVoQj4ZQTv3NK559gpDKbycEAdAhDmBk9rY3R93HcV4HYt4nnvZfsVZkxBqIfp_xKrANJIwHTGQ-mrOI4IAP5Xnx0XHuiiwgyb020E2XR7tE3PfJ3B5iZaih1xD_Kf1eX0qE2Au1o2oiuZt2FFLlP4VTQFr_z2g&__tn__=-R