image Ministria e Shëndetësisë e vendos në karantinë edhe Suharekën

Vendim/ Ministria e Shëndetësisë e vendos në karantinë edhe Suharekën

news image

Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur zonë karantinë edhe Komunën e Suharekës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky vendim u mor pas konfirmimit të rastit të dytë me koronavirus në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Muharremaj tha se Ministria e Shëndetësisë i ka shpallur zonë të përhapjes së Infeksionit, dy fshatrat e kësaj komune nga vijnë të prekurit.

“Komuna e Suharekës shpallet zonë karantinë. Ndërsa fshatrat Semetisht dhe Bllacë shpallen Vatra të përhapjes së Infeksionit”, njoftoi Muharremaj.

I pari i Suharekë njoftoi se me këtë vendim janë ndaluar hyrje – daljet në këtë komunë, qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve, vetëm në raste të caktuara në vendim.

“Pra me këtë masë ndalohen hyrjet dhe daljet në Komunën e Suharekës, po ashtu brenda territorit të komunës ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 17:00 deri ora 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale etj, sipas vendimit të paraqitur nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/