image Ministria e Shëndetësisë e shpall një fshat vatër të koronavirusit në Kosovë

Kosovë

Vendim/ Ministria e Shëndetësisë e shpall një fshat vatër të koronavirusit në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur vatër të përhapjes së koronavirusit fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Kyetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se personi i infektuar nga ky fshat dhe ata që kanë pasur kontakt me të janë rekomanduar të vetëizolohen.

“Ministria e Shëndetësisë, sot ka marrë vendim që Fshati Samadrexhë, i komunës tonë, të shpallet vatër e përhapjes së infeksionit. Personi i diagnostifikuar me covid-19 dhe kontaktet e bëra, janë rekomanduar të vetizolohen. 10 testet e kontakteve të deklaruara kanë rezultuar negativ”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës do të ketë mbikëqyrje të shtuar në këtë fshat. /Gazeta Sinjali/