Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, kanë ndërruar jetë 24 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në mesin e viktimave është edhe një fëmijë nën 9 vjeç.
Bëhet fjalë për 2-vjeçarin i cili tash e një javë ishte duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, në QKUK.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj klinike, Violeta Grajqevci – Uka, tha dje se gjendja shëndetësore e 2-vjeçarit është shumë e rëndë dhe se i njëjti ishte vendosur në respirator./Gazeta Sinjali/