image Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë do të rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar vendosjen e masave të reja kundër COVID-19, të cilat do t’i prezantohen nesër Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Vitia bëri të ditur se kjo ministri do rekrutojë një mijë punonjës shëndetësorë.

“Do të rekrutohen një mijë punonjës shëndetësorë, do të shtohet dita e shtunë për t’u vaksinuar dhe do të shtohen kapacitetet në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë”, tha Vitia para gazetarëve.

Momentalisht ai bëri të ditur se janë rreth 300 ekipe mjekësore që po kryejnë vaksinimin në të gjitha komunat e vendit./Gazeta Sinjali/