image Ministria e Mjedisit reagon ndaj Komunës së Prishtinës për ndërtimet tek Badovci - Sinjali

Reagim/ Ministria e Mjedisit reagon ndaj Komunës së Prishtinës për ndërtimet tek Badovci

news image

Në deklaratë për media Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka reaguar për planin që të ndërtohet një lagje banimi afër liqenit të Badovcit.

Në komunikatë kjo ministri ka thënë se nuk e ka obliguar Komunën e Prishtinës që të veprojë në kundërshtim me dispozitat ligjore të përcaktuara  në legjislacionin në fuqi.

“Këto dispozita ligjore përcaktojnë kriteret dhe mënyrën e shqyrtimit të kushteve ndërtimore me ç ‘rast Komuna ka qenë e obliguar që të veprojë sipas dispozitave ligjore në fuqi si vendimit të Qeverisë së Kosovës për përcaktimin e zonave  mbrojtëse të burimit ujor përreth Liqenit të Badofcit, Ligjit për Ndërtim dhe udhëzimit administrativ për përcaktimin e procedurave për përgatitjen dhe shqyrtimin e kërkesave për kushtet ndërtimore dhe lejen ndërtimore dhe leje rrënimi për Kategorinë I dhe II të ndërtimeve”, thekson MMPH.

Për më tepër, ministri në detyrë Fatmir Matoshi më datë 13.01.2020 i ka dërguar një shkresë komunës së Prishtinës lidhur me rastin në fjalë me të cilën kërkon sqarim rreth shqetësimit të qytetareve dhe mediave lidhur me iniciativën e projektit i cili synon ndërtimin afër liqenit të Badovcit nga investitorët KAËA GROUP, 4M Group si dhe një pronari privat.

“Komuna akoma nuk ka kthyer përgjigje, andaj MMPH-ja sot ka angazhuar inspektorët e saj të vizitojnë Komunën e Prishtinës dhe të verifikojnë dokumentet e lëshuara lidhur me rastin në fjalë dhe t’ju bëjnë me dije se në çfarëdo rasti të kenë shkelje eventuale, do të ndërmerren masa meritore”, përfundon sqarimi i MMPH-së./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin