image Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kallëzimin penal për Badovcin e quan tendencë për linçim publik

Kosovë

Reagim/ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kallëzimin penal për Badovcin e quan tendencë për linçim publik

news image

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar pas kallëzimit penal që u dorëzua ndaj tyre.

Veprimet e tilla, MMPH i vlerëson si presion ndaj zyrtarëve publik dhe se grupet e tilla joqeveritare po zhvendosin vëmedjen e opinionit me linçime padrejtësisht.

“Vlerësojmë se përqendrimi dhe lakimi i emrave të përveçëm nga grupe të tilla jo-qeveritare kanë për qëllim linçimin publik të po këtyre zyrtarëve dhe zhvendosjen e vëmendjes së opinionit, duke orientuar padrejtësisht, pakënaqësitë publike ndaj problemeve të ndërlidhura me ndërtimet në Liqenin e Badovcit nga Komuna në MMPH’’, thuhet në komunikatën e MMPH-së.

Gjithashtu sipas MMPH-së, veprimet e tilla janë të papranueshme dhe fyese ngase për ndërtimet në zonën e afër Liqenit të Badovcit, i kanë ofruar qasje të plotë të interesuarve dhe përfaqësuesve të mediave në të gjitha dokumentet që ndërlidhen me këtë rast.

‘’Për ne si institucion si dhe për gjithë personelin e MMPH-së, veprime të tilla janë të papranueshme, madje edhe fyese”, thuhet në reagimin e kësaj ministrie. Tutje ata thonë se MMPH-ja është institucion që vepron në mënyrë transparente, sipas kompetencave të përcaktuara me ligj. Në rastin specifik për ndërtimet në zonën afër Liqenit të Badovcit, ne i kemi ofruar qasje të plotë të interesuarave dhe përfaqësueseve të mediave në të gjitha dokumentet që ndërlidhen me këtë rast dhe qasje të njëjtë do të kemi edhe me organet e drejtësisë, me qëllim të argumentimit të ligjshmërisë së vendimeve tona”, thuhet në reagim. Më tutje, MMPH thotë se Ministria u ofron qasje në të gjitha dokumentet dhe vendimet në lidhje me projektin specifik, me qëllim të sqarimit të gjitha detajeve./ Gazeta Sinjali/