image Mbledhja e Kuvendit Komunal për liqenin e Badovcit, asamblistët akuzojnë njëri-tjetrin

Kosovë

Debat/ Mbledhja e Kuvendit Komunal për liqenin e Badovcit, asamblistët akuzojnë njëri-tjetrin

news image

Sot në Prishtinë po mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal, për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.

Kryetarit të Prishtinës dhe drejtorëve të drejtorive komunale i janë paraqitur tri kërkesa në emër të qytetarëve nga përfaqësuesi i grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit Ali Sefaj.

1. Anulimi i vendimit të komunës për caktimin e kushteve ndërtimore,

2. Pezullimin të gjitha vendimeve të zonës 1,3 dhe

3. Deri ne një vendim të ri, fillimi i procedurave që Liqeni i Badovcit të shpallet zonë e mbrojtur e natyrës dhe të bashkohet me Germinë”, ka thënë ai. Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me situatën e fundit të krijuar për ndërtimet qe janë paraparë të bëhen përreth Liqenit të Badocit.

Iniciuesi i kësaj seance nga radhët e PDK-së, Leutrim Retkoceri tha se qëllimi i kësaj seance është që të hidhet dritë dhe të sqarohen të gjitha procedurat rreth kësaj problematike.

“PDK  është për zhvillim të kryeqytetit dhe respekton pronën private por jemi të pa kompromis në mbrojtje të interesit publik. PDK  është kundër ndërtimeve që shkelet ligji”, tha Retkoceri.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar asamblisti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani i cili tha është turp që qytetarëve të mos u jepet fjala.

Por ndaj fjalimeve në asamble kanë reaguar përfaqësues të LDK-së të cilët kanë thënë se kjo çështje nuk duhet të ngjyroset politikisht.

Vala Peshku kryesuese e asamblistëve të  PSD-së tha se është fatkeqësi që nëse asamblistët vazhdojnë me  ngjyrime politike. Sipas saj kjo çështje nuk mund të nis me poena politik

Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë mbajtur konferenca për shtyp duke kundërshtuar projektin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit, ndërsa një konferencë e kanë paralajmëruar për sot edhe asambleistët e LDK-së./ Gazeta Sinjali/