Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023.
Ky konkurs, i rekrutimit të kadetëve do të jetë i hapur nga data 9 qershor deri më 23 qershor 2022, njofton minstria, përcjell Gazeta Sinjali.
“Ministria e Mbrojtjes fton të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes“, thuhet në njoftimin e tyre.