image Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik për rekrut në FSK

Kosovë

Ministria e Mbrojtjes publikon rezultatet e testit fizik për rekrut në FSK

news image

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet për kandidatët që kanë përfunduar testin fizik për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, për mbajtjen e testit të radhës do të ketë njoftim në fund të muajit janar.

“Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me rezultatin përfundimtar të testit fizik. Për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 ju njoftojmë se për testimin të radhës (testi i inteligjencës dhe njohurive të përgjithshme), do të njoftoheni në fund të muajit janar përmes njoftimit në web-faqe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

/Gazeta Sinjali/