image Ministria e Mbrojtjes njofton qytetarët: Do të ketë lëvizje të trupave e konvojeve të FSK-së

Siguri

Ministria e Mbrojtjes njofton qytetarët: Do të ketë lëvizje të trupave e konvojeve të FSK-së

news image

Ministria e Mbrojtjes njofton se në 10 ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat në drejtim të zonës së stërvitjes në Gjakovë.

Sipas njoftimit, lëvizja e trupave të FSK-së do të bëhet me qëllim të testimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësiteve të FSK-së.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë periudhës kohore 18-29 nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.

/GazetaSinjali/