image Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim me rëndësi për ata që kanë aplikuar në FSK

Kosovë

Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim me rëndësi për ata që kanë aplikuar në FSK

news image

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se Bordi Përzgjedhës tashmë ka bërë miratimin e listës për kandidatët që i plotësojnë kriteret për të vazhduar tutje me testime.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije se testi fizik do të filloj me datën 28.09.2020 dhe do të mbahet në kazermën ‘Skënderbeu’, në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit që do të publikohet.

“Orari për testin fizik do të publikohet çdo të premte për javën pasuese, prandaj kërkojmë nga kandidatët që çdo të premte të përcjellin web faqen e MM dhe faqet tjera zyrtare”, thuhet në njoftim. / Gazeta Sinjali /